Bota

Jemen, 814 persona humbën jetën në sulmet e ndërsjella

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), forcat e koalicionit kryen 88 operacione në 72 orët e fundit në rajonet Al-Kesara dhe Al-Jawba në perëndim të provincës Marib

Çağrı Koşak  | 25.10.2021 - Përdıtësım : 25.10.2021
Jemen, 814 persona humbën jetën në sulmet e ndërsjella

Stamboll

Të paktën 814 persona e kanë humbur jetën në Jemen për shkak të përleshjeve ndërmjet milicëve Huthi të mbështetur nga Irani dhe sulmeve ajrore nga forcat qeveritare dhe të koalicionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), forcat e koalicionit kryen 88 operacione në 72 orët e fundit në rajonet Al-Kesara dhe Al-Jawba në perëndim të provincës Marib.

Në operacione janë shkatërruar 36 automjete ushtarake dhe u neutralizuan më shumë se 264 milicë Huthi.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya es-Saree në konferencën për media tha se milicitë Huthi vranë 550 persona, plagosën 1.200 persona dhe morën 90 robër.

Ai tha se gjatë operacionit "Pranvera e Fitores" në provincat Shabwa dhe Marib u çlirua një sipërfaqe prej 3.200 kilometra katrorë.

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014. Ndërsa që nga marsi i vitit 2015 forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive.

Në Jemen 233 mijë persona e kanë humbur jetën në konfliktin që zgjat prej 7 vitesh. Ndërsa kriza humanitare që është rritur për shkak të luftës civile në Jemen, e cila është ndër vendet më të varfra në botë, ka marrë përmasa të tmerrshme.

Sipas OKB-së, më shumë se 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje në Jemen, e cila ka një popullsi prej 30 milionë banorësh dhe po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare në botë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın