Ahmet Furkan Mercan
23 Shkurt 2022•Përditësim: 23 Shkurt 2022
Japonia i ka vendosur sanksione ekonomike Rusisë për shkak të lëvizjeve të saj kundër Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Japonia miratoi një sërë sanksionesh ekonomike pas vendimit të Rusisë për të njohur zyrtarisht të ashtuquajturat rajone të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Kryeministri Fumio Kishida në një konferencë për media njoftoi se do të pezullohet dhënia e vizave për zyrtarët e dy qarqeve dhe do të ngrihen asetet e tyre.
Ai tha se importet dhe eksportet në këto rajone do të pezullohen dhe tregtimi i bonove të reja ruse brenda Japonisë do të ndalohet.
Kishida "dënoi" lëvizjet që "shkelin integritetin territorial të Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar". Ai tha se masa shtesë do të planifikohen menjëherë nëse situata përkeqësohet.
“I bëjmë thirrje Rusisë që t’i kthehet përpjekjeve për zgjidhjen e bllokimit përmes konventave diplomatike”, tha kryeministri japonez.
- Njohja e të ashtuquajturave republika të separatistëve
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dy dekrete që lejojnë njohjen e të ashtuquajturave republika popullore Donetsk dhe Luhansk.
Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, Këshilli i Federatës, miratoi kërkesën e Putinit për vendosjen e ushtrisë ruse jashtë territorit të Rusisë.