Bota

Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut dëshirojnë denuklearizimin e Koresë së Veriut

Zv/sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Sherman tha se bashkëpunimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit u theksua qartë gjatë takimit

Ahmet Furkan Mercan  | 22.07.2021 - Përdıtësım : 22.07.2021
Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut dëshirojnë denuklearizimin e Koresë së Veriut

Tokio

Japonia, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut janë dakorduar të punojnë së bashku për të ruajtur stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, ku Kina ka rritur presionin e saj dhe për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës sekretarja e Shtetit të SHBA-së Wendy Sherman, zëvendës-ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Choi Jong Kun dhe zëvendës -ministri japonez Mori Takeo diskutuan për çështjet rajonale në kryeqytetin e Japonisë, Tokio.

Është arritur marrëveshje për bashkëpunimin e ngushtë mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe palët ranë dakord t'i bënin propozime të reja Washingtonit zyrtar për vazhdimin e dialogut me administratën e Phenianit për çështjen.

Sherman pas takimit në një konferencë për media tha se bashkëpunimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit u theksua qartë gjatë takimit.

Ajo shtoi se së bashku do të kundërshtonin veprime të mundshme që do të minonin ligjin ndërkombëtar.

Zv/ministri japonez Takeo tha se samiti trepalësh kontribuon në forcimin e marrëdhënieve rajonale, duke shtuar se ai do të bëjë përpjekje për t'i bërë marrëdhëniet trepalëshe edhe më të forta dhe më konstruktive.

Ngushtica e Tajvanit është e gjerë 180 kilometra midis Kinës dhe Tajvanit. Ngushtica është pjesë e Detit të Kinës Jugore dhe lidhet me Kinën Lindore në verilindje. Pjesa më e ngushtë është e gjerë 131 kilometra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın