Bota

Japonia raporton 150 raste të koronavirusit

Anijea mbahet në karantinë në provincën Kanagawa, ku në mesin e rreth 3.700 pasagjerëve ndodhen tre shtetas nga Maqedonia e Veriut

Rıyaz Khalıq   | 10.02.2020
Japonia raporton 150 raste të koronavirusit

Ankara

Japonia ka zbuluar se në vend ka 150 pacientë me koronavirusin i cili për herë të parë u shfaq në dhjetor në qytetin kinez Wuhan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se ata që u testuan pozitivë me koronavirus në Japoni përfshijnë pasagjerët e bordit të anijes së mbajtur në karantinë. Anija mbahet në karantinë në provincën japoneze Kanagawa, ndërsa në të ndodhen rreth 3.700 pasagjerë nga 56 vende dhe rajone të ndryshme, përfshirë tre shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Zyrtarët japonezë thanë se gjithsej 130 persona që janë në bordin e anijes Diamond Princess” u testuan pozitivë me koronavirusin i cili deri më tani ka marrë mbi 900 jetë.

Personat e prekur nga virusi përfshijnë 21 japonezë, tetë amerikanë, pesë australianë, pesë kanadezë, si dhe nga një nga Argjentina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Anija, së bashku me pasagjerët e saj, u ndal pasi një pasagjer që u nis nga Hong Kongu u zbulua se ishte i infektuar me koronavirus.

Javën e kaluar anija u kthye në qytetin japonez Yokohama, pasi kaloi për vizitë në Kagoshima, Hong Kong, Vietnam, Tajvan dhe Okinawa. Nga porti i qytetit Yokohama anija u nis më 20 janar.

Ndërkohë, autoritetet në Korenë e Jugut sot thanë se numri i raste të konfirmuara me koronavirus në këtë vend është 27. Megjithatë, Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) thanë se për shkak të koronavirusit në karantinë mbajnë 809 persona.

Thuhet se koronavirusi është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët. Përveç Kinës, virusi i ri është përhapur edhe në mbi 20 vende, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Singaporin, Francën, Rusinë, Spasnjën dhe Indinë.

Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan dhe nga zonat e tjera të prekura të Kinës, duke i vendosur ata nën kujdes mjekësor të izoluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e këtij virusi të ri e ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın