Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Japonia miraton vaksinën e BioNTech-Pfizer kundër COVID-19

Vaksina e BioNTech-Pfizer për të cilën aplikimi u bë në dhjetor 2020, është vaksina e parë që miratohet në Japoni në kuadër të luftës kundër COVID-19

Ahmet Furkan Mercan   | 14.02.2021
Japonia miraton vaksinën e BioNTech-Pfizer kundër COVID-19

Tokio

Japonia ka miratuar zyrtarisht përdorimin e vaksinës që prodhuesi farmaceutik BioNTech-Pfizer ka zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies e cila më 12 shkurt ndezi "dritën e gjelbër" për vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga BioNTech-Pfizer njoftoi se përdorimi lokal i saj është i përshtatshëm.

Vaksina e BioNTech-Pfizer për të cilën aplikimi u bë në dhjetor 2020, është vaksina e parë që miratohet në Japoni në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Vaksina e BioNTech-Pfizer është planifikuar të aplikohet në vend tek personat e moshës mbi 16 vjeç në dy doza me diferencë tri javore. Ndërkohë në Japoni brenda javës mbërritën pjesa e parë e vaksinave prej 400 mijë doza.

AstraZeneca po pret miratimin

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze, AstraZeneca ka aplikuar më 5 shkurt në ministri për miratimin e përdorimit të vaksinës që ajo ka zhvilluar.

Sipas aplikimit, rezultatet e testeve klinike të filluara në gusht 2020 në Japoni do t'i dorëzohen ministrisë në fund të muajit mars.

Ministria pas krahasimit të të dhënave brenda dhe jashtë vendit do të marrë vendimin për efektin dhe sigurinë e vaksinës.

Janë porositur 310 milionë doza të vaksinës

Sipas kalendarit aktual, në vend në mes të muajit mars do të fillojë vaksinimi për 3.7 milionë punonjës të shëndetësisë, ndërsa në prill për personat mbi 65 vjeç.

Qeveria japoneze ka njoftuar se nga kompanitë Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna ka porositur gjithsej 310 milionë doza të vaksinës të cilat do të mjaftojnë për 157 milionë banorë në vend.

Japonia synon që në gjysmën e parë të vitit të furnizohet me vaksinën për të gjithë popullsinë e vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın