Ahmet Furkan Mercan
21 Prill 2022•Përditësim: 21 Prill 2022
Pas luftës që Rusia i ka shpallur Ukrainës, qeveria e Japonisë dëboi 8 diplomatë rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të vendimit të marrë më 8 prill nga qeveria e Japonisë, mësohet se nga vendi janë larguar bashkë me familjet 8 diplomatë rusë.
Grupi u nis nga ambasada ruse në Tokio për në aeroportin Haneda në kryeqytet dhe u largua nga Japonia me avion udhëtarësh.
Transmetuesi publik NHK njoftoi se në mesin e 8 diplomatëve të dëbuar ndodhen punonjës të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU).