Bota, Koronavirusi

Japoni, kryeqyteti Tokio epiqendër e re e pandemisë COVID-19

Tokio ka regjistruar mbi 7 mijë raste COVID-19 nga mbi 20 mijë të regjistruara në mbarë vendin

Riyaz Khaliq   | 09.07.2020
Japoni, kryeqyteti Tokio epiqendër e re e pandemisë COVID-19

Ankara

Kryeqyteti japonez raportoi një rekord të ri ditor të infeksioneve të koronavirusit të ri (COVID-19), me gjithsej 224 raste të reja të zbuluara nga autoritetet shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi se Tokio ka regjistruar mbi 7 mijë raste COVID-19 nga mbi 20 mijë të regjistruara në mbarë vendin.

"Sistemi mjekësor aktualisht nuk është në shtrëngim", tha ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato.

Tokio regjistroi një rënie të rasteve, me vetëm 75 raste të zbuluara gjatë ditës së djeshme, duke shënuar një shifër dyshifrore në shtatë ditët e kaluara.

Më 17 prill, Tokio raportoi numrin më të madh të rasteve ditore, respektivisht 206 pacientë të ri u zbuluan me COVID-19.

Rritja e infeksioneve ka qenë e lidhur me klubet e natës dhe guvernatori i Tokios ka garantuar pronarët për ndihmë nëse mbyllen me qëllim për të frenuar përhapjen. 

- Koreja e Jugut konsideron ndalimin e tubimeve fetare

Koreja e Jugut raportoi 50 infeksione të reja gjatë ditës së fundit, 28 prej të cilave ishin infeksione lokale.

Vendi ka raportuar gjithsej 13.229 infeksione që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Autoritetet thanë se kishte pasur një rritje të rasteve të importuara gjatë dy javëve të fundit, me 22 të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit pas rritjes më të madhe të shënuar gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht 33 raste.

Autoritetet theksuan se rastet e reja po raportohen nga jashtë kryeqytetit Seul dhe shumë prej tyre ishin të lidhura me vendet fetare.

Të premten e kaluar, qeveria filloi të konsiderojë nëse do të ndalojë tubimet e kishave në mbarë vendin, përveç shërbimeve të rregullta të adhurimit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë tha se do të shpenzojë 197 miliardë won (162 milionë dollarë) për të mbështetur zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve për COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın