Mücahit Aydemir
01 nëntor 2023•Përditësim: 01 nëntor 2023
Ushtria izraelite njoftoi se ka vendosur anije luftarake në Detin e Kuq, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se "Në përputhje me vlerësimin e situatës dhe në kuadër të përpjekjeve në rritje të mbrojtjes në rajon, anijet raketore që i përkasin Forcave Detare kanë arritur në rajonin e Detit të Kuq".
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan dje se kanë kryer sulme kundër Izraelit me mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa.
Në një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se një raketë e lëshuar nga rajoni i Detit të Kuq në territorin izraelit u shkatërrua në ajër nga sistemi i mbrojtjes.
Huthit e mbështetur nga Irani, të cilët kanë patur nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone tjera në Jemen që nga shtatori 2014, morën përgjegjësinë për sulmet kundër Izraelit për herë të parë.