Aness Suheil Barghoti
11 Shtator 2016•Përditësim: 12 Shtator 2016
JERUSALEM (AA) - Avionët luftarak izraelit të shtunën goditën pozicionet artilerike të regjimit sirian, pasi një projektil i lançuar nga Siria, ka rënë në një pjesë të Lartësisë së Golanit të cilën e kontrollon Izraeli, bëri të ditur ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
"Qeveria siriane është përgjegjëse për shkeljen e sovranitetit të Izraelit. Qeveria izraelite nuk do të tolerojë asnjë tentim që të rrezikohet siguria e qytetarëve izraelitë", thuhet në reagimin e ushtrisë.