Wassim Samih Seifeddine,Gülşen Topçu
16 Tetor 2023•Përditësim: 16 Tetor 2023
Izraeli ka goditur me mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe helikopterë objektivat në jug të Libanit, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve NNA të Libanit, kodra Al-Avida në perëndim të qytetit Kafarkila u bombardua nga dronët izraelitë.
Ndërkohë theksohet se në sulm nuk ka patur humbje jete. Rajoni Jabal Balat në jug dhe "Rripi Perëndimor" u vendosën në objektiv nga helikopterët izraelitë.
Që nga 7 tetori kur filloi konflikti Izrael-Palestinë, pjesa e jugut të Libanit herë pas here bëhet skenë e sulmeve reciproke mes Izraelit dhe Hezbollahut.