Mohamed Sabry Emam Muhammed
27 nëntor 2019•Përditësim: 27 nëntor 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar tetë palestinezë gjatë bastisjeve brenda natës të kryera në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të së mërkurës, ushtria izraelite tha se personat u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitete armiqësore popullore", pa sqaruar natyrën e këtyre veprimtarive të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e okupuar Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të "kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, afër 5,700 palestinezë përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në objektet e paraburgimit në Izrael.