Ali Abo Rezeg
18 Nëntor 2019•Përditësim: 18 Nëntor 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar 17 palestinezë në bastisjet e kryera në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite në një njoftim të sotëm tha se individët janë arrestuar për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore", pa sqaruar natyrën e këtyre aktiviteteve të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e okupuar Lindor, me pretekstin për arrestimin e palestinezëve të "kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, afër 5.700 palestinezë përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në objektet e paraburgimit në Izrael.