Ali Abo Rezeg
12 Shtator 2019•Përditësim: 12 Shtator 2019
Forcat izraelite arrestuan njëmbëdhjetë palestinezë në bastisjet e natës të kryera nëpër Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur sot ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës, personat u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste", pa dhënë sqarime për natyrën e aktiviteteve.
Ushtria izraelite zhvillon bastisje të shpeshta nëpër Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindorë të okupuar, me pretekstin e kapjes dhe ndalimit të palestinezëve "të kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, rreth 5,500 palestinezë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, aktualisht mbahen në qendrat e paraburgimit në Izrael.