Ekip
12 Shtator 2019•Përditësim: 12 Shtator 2019
Së paku pesë persona kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në vendin Dinsor në jugperëndim të Somalisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sulmi ndodhi jo shumë larg stacionit të policisë në Dinsor. Në mesin e pesë të vrarëve janë dy fëmijë dhe tre ushtarë. Më shumë persona janë plagosur”, tha për AA, zyrtari policor Ibrahim Madey.
Ai tha se të plagosurit u transportuan në spitalin rajonal Bay në Baidoa.
Komisioneri i qarkut Dinsor, Ibrahim Mohamed Nour, i njohur gjithashtu si Shigahigow, konfirmoi për mediat lokale se minat tokësore ishin vendosur pranë stacionit të policisë.
"Qytetarët tanë na informuan derisa po përpiqeshim ta çmontonim atë kur shpërthimi ndodhi, duke vrarë disa njerëz", tha Shigshigow.
Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimin, por grupi i lidhur me al-Kaedën në Somali, al-Shabaab, mori përgjegjësinë për një sulm me mortaja të mërkurën në Mogadishu që vrau një person dhe plagosi tre të tjerë.