Bota

Izraeli arrestoi 745 fëmijë palestinezë në vitin 2019

Në një raport të publikuar me rastin e "20 Nëntorit, Ditës Botërore të Fëmijëve", Komiteti i të Burgosurve Palestinezë tha se në burgjet izraelite aktualisht gjenden mbi 200 fëmijë

Esat Fırat  | 20.11.2019 - Përdıtësım : 21.11.2019
Izraeli arrestoi 745 fëmijë palestinezë në vitin 2019

Kuds

Forcat izraelite këtë vit kanë arrestuar 745 të mitur palestinezë të moshës nën 18 vjeç, njoftoi Komiteti i të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të publikuar me rastin e "20 Nëntorit, Ditës Botërore të Fëmijëve", komiteti tha se në burgjet izraelite aktualisht gjenden mbi 200 fëmijë.

Raporti thekson se fëmijët e arrestuar janë viktimë e një sërë shkeljesh mbi të drejtat e njeriut, përfshirë privimi nga arsimi, moslejimi i vizitave të familjeve të tyre dhe mosdhënia e barnave të nevijshme për trajtim.

Në raport theksohet se qeveria e Tel Avivit në vitin 2015 ka sjellë disa ligje që parashohin ndëshkime të rënda ndaj fëmijëve palestinezë dhe se nga ai vit, forcat izraelite kanë hapur në mënyrë të drejtpërdrejtë zjarr ndaj disa fëmijëve të arrestuar, i kanë fyer, kërcënuar dhe kanë ushtruar dhunë fizike.

Komiteti i të Burogsurve Palestinezë i ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare, në krye me Fondin e OKB-së për Fëmijë (UNICEF), që "të tregojnë më shumë përpjekje për mbrojtjen e fëmijëve palestinezë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın