Bota

Kryeministri i rajonit kurd në Irak: Objektivi i Turqisë në Sinxhar është PKK-ja

Mesrur Barzani: "Objektivi i Turqisë në distriktin irakian Sinxhar është organizata terroriste PKK"

Mazin Majeed Asaad Baqal  | 20.11.2019 - Përdıtësım : 21.11.2019
Kryeministri i rajonit kurd në Irak: Objektivi i Turqisë në Sinxhar është PKK-ja ( Yunus Keleş - Anadolu Agency )

Erbil

Kryeministri i Administratës Rajonale Kurde në Irak, Mesrur Barzani, tha se objektivi i Turqisë në distriktin irakian Sinxhar është organizata terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Barzani në fjalimin në "Konferencën e Paqes dhe Sigurisë në Lindjen e Mesme" të organizuar në Universitetin Amerikan në qytetin Duhok të Irakut, foli edhe rreth organizatave terroriste DEASH dhe PKK.

Në lidhje me një pyetje rreth operacioneve ajrore të Turqisë ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK në distriktin Sinxhar të qytetit Mosul, tha se "Ata që nuk dëshirojnë që Turqia të bombardojë rajonin, nuk duhet t'i japin ndonjë arsye Turqisë".

Ai theksoi se objektivi i Turqisë në Sinxhar është PKK-ja. "Këta njerëz (PKK) pse janë në Sinxhar? Më në fund çmimin e kësaj e paguajnë popullata e Sinxharit. Këto ndodhin për arsye të pranisë së disa elementeve që vijnë jashtë Sinxharit por nuk duhen të jenë atje", u shpreh Barzani.

Barzani, më tej tërhoqi vëmendjen në atë se organizata terroriste DEASH vazhdon të përbëjë kërcënim serioz në rajon. "DEASH ende nuk është mposhtur. DEASH humbi tokë por ideologjia e saj nuk u eliminua", tha ai.

Ai gjithashtu tha se duhet bërë më shumë se përpjekja ushtarake, duke shtuar se DEASH në Irak dhe Siri ka mijëra mbështetës dhe simpatizantë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın