Mustafa Deveci
30 Mars 2020•Përditësim: 30 Mars 2020
Si pasojë e koronavirusit të ri në Izrael kanë vdekur 16 persona, raporton Anadolu Agency (AA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksojnë se ka vdekur një pacient 58 vjeçar i cili u konfirmua me infektimin e koronavirusit të ri.
Mediat izraelite lajmërojnë se personi në fjalë ishte hospitalizuar në spital jo shumë larg Tel Avivit dhe ndërroi jetë sot në mëngjes.
Me këtë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Izrael është rritur në 16.
Ministria e Shëndetësisë më herët njoftoi se janë konfirmuar 4.347 raste të infektimit. Rasti i parë i vdekjes në këtë vend, që lidhet me llojin e ri të koronavirusit është evidentuar më 20 mars.