Bota

Çadi me operacion të ri kundër Boko Haram

"Ne kemi filluar operacionin Colere de Bomo. Ne duhet të mposhtim terrorizmin për të lejuar njerëzit tanë dhe veçanërisht ata të Liqenit të Çadit të jetojnë në paqe”, tha presidenti Idriss Deby

Felix Nkambeh Tih  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Çadi me operacion të ri kundër Boko Haram

Ankara

Çadi ka filluar një operacion të ri antiterrorist në rajonin e Liqenit të Çadit kundër Boko Haramit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne kemi filluar operacionin Colere de Bomo. Ne duhet të mposhtim terrorizmin për të lejuar njerëzit tanë dhe veçanërisht ata të Liqenit të Çadit të jetojnë në paqe”, shkroi të dielën në Twitter, presidenti Idriss Deby.

“Ky është i gjithë kuptimi i luftës që po zhvillojnë ushtarët tanë trima", shtoi ai.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi Boko Haram vrau 98 ushtarë të Çadit në Boma në provincën perëndimore të vendit Lac, në kufi me Nigerin dhe Nigerinë.

Deby ka premtuar se vdekja e ushtarëve ''nuk do të mbetet e pandëshkuar''.

Forcat ushtarake nga Çadi, Kameruni, Nigeria dhe Nigeri janë duke luftuar për të hequr qafe Boko Haram nga rajoni i Liqenit të Çadit për më shumë se pesë vjet.

Në vitin 2015, një fraksion Boko Haram u zotua për besnikëri ndaj DEASH-it.

Sipas Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së, dhuna e Boko Haram ka prekur rreth 26 milionë persona në rajonin e Liqenit të Çadit dhe zhvendosur 2.6 milionë të tjerë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın