Barış Seçkin
15 Korrik 2016•Përditësim: 16 Korrik 2016
ROMË (AA) - Italia ka rritur masat e sigurisë në kufirin e saj me Francën, pas sulmit terrorist në Nice ku të paktën 84 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmit terrorist në Nice të Francës ku po festohej për ditën kombëtare të këtij vendi dhe ku humbën jetën të paktën 84 persona, vendet fqinje të Francës kanë rritur masat e sigurisë.