Bota, Koronavirusi

Italia raporton 55 viktima të reja nga COVID-19

Në Itali vazhdoi të rritet numri i të shëruarve, duke arritur në mbi 160 mijë, ndërsa më shumë pacientë u lëshuan nga kujdesi intensiv

Ekip  | 02.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Italia raporton 55 viktima të reja nga COVID-19

Romë

Italia ka raportuar sot 55 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 33.530, përderisa opozita e krahut të djathtë organizoi protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tendenca e ngadalësimit të numrit të vdekjeve të regjistruara në maj konfirmon që kulmi i krizës është lënë pas.

Numri i rasteve sot shënoi rënie prej 1.474, duke arritur në 39.893.

Ndërkohë, vazhdoi të rritet numri i të shëruarve, duke arritur në mbi 160 mijë, ndërsa më shumë pacientë u lëshuan nga kujdesi intensiv, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit shëndetësor në Itali.

Rajoni verior i Lombardisë mbetet epiqendra e përhapjes së sëmundjes, ku numri i viktimave është 16.143.

Mijëra protestues të krahut të djathtë dolën në rrugët e disa qyteteve italiane, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, të cilën e akuzojnë si të papërshtatshme për të trajtuar emergjencën COVID-19.

Kjo ishte hera e parë që një protestë politike u zhvillua më 2 qershor, ditën kur italianët festojnë ditën e themelimit të Republikës Italiane në vitin 1946.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın