Bota

Putin nënshkruan rregulla të reja për përdorimin e armëve bërthamore

Politika bërthamore e Rusisë ka një karakter mbrojtës, bërthamat janë zhvilluar për të parandaluar agresionin e mundshëm dhe do të përdoren për të mbrojtur vendin ose aleatët e tij

Elena Teslova  | 02.06.2020 - Përdıtësım : 02.06.2020
Putin nënshkruan rregulla të reja për përdorimin e armëve bërthamore

Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një version të ri të politikës shtetërore në frenimin bërthamor, që lejon armët bërthamore të përdoren për të zmbrapsur një sulm armësh konvencionale nëse kërcënon atdheun, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Parimeve Themelore të Politikës së Shtetit, politika bërthamore e Rusisë ka një karakter mbrojtës, bërthamat janë zhvilluar për të parandaluar agresionin e mundshëm dhe do të përdoren për të mbrojtur vendin ose aleatët e tij. 

Kjo politikë përcakton kushte për përdorimin bërthamor, për sulmin e armikut ndaj objekteve kritike, agresionin kundër Rusisë me armë konvencionale, kërcënimin e ekzistencës së vendit, si dhe për përdorimin e armëve bërthamore ose armët e tjera të shkatërrimit në masë kundër Rusisë apo aleatëve të saj. 

Politika e re zëvendëson një dokument më të vjetër që u nënshkrua 10 vjet më parë dhe që skadoi në fillim të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.