Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Itali, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur në 82.962, ndërsa numri i pacientëve në kujdes intensiv në 201

Barış Seçkin   | 31.07.2021
Itali, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Romë

Në Itali në 24 orët e fundit janë zbuluar 6.619 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 247.486 teste të kryera për persona të dyshuar me koronavirus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Italisë njoftoi se që nga fillimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020 në Itali janë regjistruar gjithsej 4.343.519 raste me COVID-19.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur në 82.962, ndërsa numri i pacientëve në kujdes intensiv në 201.

Në 24 orët e fundit po ashtu u regjistruan 18 vdekje të reja, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 128.047.

Së fundmi, 2.117 persona të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 4.132.510 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi.

Në Itali, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 kur filloi fushata e vaksinimit masiv deri më sot janë administruar 67.755.390 doza të vaksinës, ndërsa 31.918.616 persona kanë marrë të dy dozat e nevojshme të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın