Gamze Türkoğlu Oğuz
05 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Gjykata në Japoni miratoi kërkesën për lirim me kusht nga paraburgimi të ish-kreut të Nissan Carlos Ghosn, për të cilën do të paguaj 9 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata Rajonale në Tokio, pas dy kërkesave të refuzuara, në shqyrtimin e tretë, mbështeti kërkesën e avokatëve të Ghosn dhe miratoi lirimin e tij me kusht të pagesës prej 9 milionë dollarë.
Më 19 nëntor, policia japoneze arrestoi Ghosn 64-vjeçar. Ai akuzohet për përvetësim dhe falsifikim disa vjeçar të raporteve financiare me qëllim të shmangies së taksave. Ghosn ka qenë njeriu i parë i Nissan për dy dekadat e fundit, kurse në gjykatë tha se është i pafajshëm.
Qeveria franceze kishte kërkuar më herët nga partneri i Renaultit, Nissan që të emërojë pasardhësin e të arrestuarit Ghosn. Administrata e Nissanit shkarkoi nga detyra Ghasn dhe emëroi ushtrues detyre të drejtorit të ri.
Prokuroria japoneze ka një normë prej 99 për qind të rasteve penale që përfundojnë me dënime. Në Japoni, prezumimi i pafajësisë respektohet rrallë.