Ekonomi

Nissan planifikon mbylljen e fabrikës në Barcelonë

Mbyllja e fabrikës pritet të rezultojë me humbjen direkte të rreth 3.000 vendeve të punë

Ekip  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Nissan planifikon mbylljen e fabrikës në Barcelonë

Madrid
Qeveria e Spanjës thotë se prodhuesi japonez "Nissan Motor Co." ka vendosur të mbyllë fabrikat prodhuese në rajonin verilindor të Katalonjës, duke rezultuar me humbjen direkte të rreth 3.000 vendeve të punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Industrisë e Spanjës përmes një deklaratë të enjten tha se i “vjen keq për vendimin e kompanisë” pavarësisht propozimeve për të mbajtur në punë fabrikën dhe u kërkon drejtuesve të prodhuesit të makinave të marrin në konsideratë alternativat.

Sindikatat e punëtorëve kishin paralajmëruar se 20.000 vende të tjera pune në zinxhirin e furnizimit lokal të Nissan gjithashtu do të kërcënoheshin nëse kompania do të mbyllte fabrikën e saj të prodhimit të makinave në Barcelonë dhe dy fabrikat më të vogla në qytetet e afërta.

Nissan me bazë në Yokohama duhet të raportojë të enjten rezultatet vjetore, të cilat pritet të jenë si humbja e parë vjetore në 11 vjet.

Kompania po kalon një ristrukturim të thellë, duke u përqendruar në Kinë, Amerikën e Veriut dhe Japoni dhe duke ia lënë tregun evropian, rus, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut partnerit të saj Renault dhe Azinë Juglindore dhe Oqeaninë Mitsubishi-t.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın