Bota, Koronavirusi

Irani regjistron 385 viktima të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të njëjtën periudhë, infeksioni u konfirmua tek 19.899 persona të tjerë, nga të cilët 3.053 u shtruan në spitale

Muhammet Kurşun  | 29.04.2021 - Përdıtësım : 29.04.2021
Irani regjistron 385 viktima të reja nga COVID-19

Teheran

Në Iran gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi (COVID-19) kanë humbur jetën 385 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 71.351, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të njëjtën periudhë, infeksioni u konfirmua tek 19.899 persona të tjerë, nga të cilët 3.053 u shtruan në spitale.

Në deklaratë thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur në 2.479.805.

Janë 5.367 persona në njësitë e kujdesit intensiv ndërsa janë shëruar 1.938.064 persona që janë diagnostikuar më parë me COVID-19.

Në Iran, që ka një popullsi prej rreth 83 milionë banorëve, janë kryer 15.692.870 testime ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 204.126 persona.

Irani këtë javë regjistroi numër rekord të viktimave dhe rasteve me COVID-19 ndërsa nga administrata e varrezave më të mëdha në Teheran theksuan se skenat janë një katastrofë e vërtetë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın