Muhammet Kurşun
09 Nëntor 2020•Përditësim: 09 Nëntor 2020
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Hatibzade ka deklaruar se nuk kanë pasur kontakt me ekipin e kandidatit demokrat Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hatibzade në një konferencë për media nëpërmjet video-lidhjes tha se "Nuk kemi pasur kontakt me ekipin e Biden-it. Le të fillojë detyrën administrata e re në SHBA pastaj do të vendosim. Të shohim se çfarë hapa do të ndërmerr SHBA-ja. Me rëndësi është praktika, jo fjalët dhe analiza".
Ai rikujtoi se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe vendeve 5+1 është nënshkruar pas bisedimeve të gjata.
"Marrëveshja bërthamore ka mbetur në të kaluarën dhe nuk mund të trajtohet sërish. Irani është në vendin e tij. SHBA duhet të japë përgjigje lidhur me këtë. Të shohim procesin e reformave, pastaj do të vendosim për hapat që do të ndërmerren. Ende ka kohë që administrata e SHBA-së të braktisë politikën e saj të pasuksesshme", tha Hatibzade.