Muhammet Kurşun
30 Dhjetor 2021•Përditësim: 30 Dhjetor 2021
Përderisa negociatat bërthamore në Austri vazhdojnë, Irani njoftoi se ka lëshuar 3 instrumente kërkimore në hapësirë me raketën satelitore Simurg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Njësisë Hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Ahmad Hosseini deklaroi se transportuesi satelitor ka ngritur për herë të parë 3 pajisje kërkimore në një lartësi prej 470 kilometrash.
Hosseini tha se raketa, 3 përpjekjet e mëparshme të së cilës ishin të pasuksesshme, udhëtoi me një shpejtësi prej 7.350 metrash në sekondë dhe lëshimi ishte i suksesshëm.
Ndërsa negociatat bërthamore po vazhdonin në Vjenë të Austrisë dhe palët jepnin mesazhe pozitive, tërhoqi vëmendje lëshimi i raketës në hapësirë.