Dmitri Chirciu
30 Dhjetor 2021•Përditësim: 31 Dhjetor 2021
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas, diskutuan për çështjen e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Pallati i Kremlinit, Putin dhe Abbas zhvilluan një bisedë telefonike ku uruan njëri-tjetrin për Vitin e Ri dhe diskutuan për çështjen e Palestinës.
Në bisedën ku u shkëmbyen pikëpamjet për ndërveprim dypalësh për këtë çështje, u theksua se "Negociatat konstruktive mes Palestinës dhe Izraelit duhet të fillojnë sa më parë sërish nën kujdesin e Kuartetit të Lindjes së Mesme (Rusi, SHBA, Bashkimi Evropian dhe OKB)".