Muhammet Kurşun
04 Tetor 2021•Përditësim: 04 Tetor 2021
Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë ka ndodhur në provincën Chaharmahal-Bakhtiari në Iranin jugperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në rrethin Kuhreng të provincës Chaharmahal-Bakhtiari, u regjistrua në orën 06:09 sipas kohës lokale.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.
Media shtetërore iraniane tha se pas tërmetit, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë dërguar në rajon dhe se tërmeti ka shkaktuar të lënduar dhe dëmtime të disa shtëpive.