Ekip
10 Shkurt 2018•Përditësim: 12 Shkurt 2018
TEHERAN (AA) –Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, raporton se prokurori në Teheran, ka informuar se autoritetet e vendit kanë arrestuar disa persona me akuza për spiunazh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia citon prokurorin Abbas Jafari Dolatabadi të ketë thënë se “të dyshuarit kanë grumbulluar të dhëna të klasifikuara nga disa zona strategjike”.
Raporti në fjalë nuk ka shpalosur identitetin e të arrestuarve, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje as për numrin e personave të arrestuar.
Irani herë pas here publikon informacione për arrestime ose dënime të personave me akuza për spiunazh në favor të shteteve të huaja, në veçanti të SHBA-ve dhe Izraelit.