Bota, Koronavirusi

Iran, shënohen 406 viktima të reja nga COVID-19

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 14.051 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 922.397

Muhammet Kurşun  | 27.11.2020 - Përdıtësım : 28.11.2020
Iran, shënohen 406 viktima të reja nga COVID-19

Teheran

Me 406 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 47.095, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 14.051 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 922.397.

Lari shtoi se 5.860 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 640.065.

Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.995.445 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq" dhe të "rrezikshëm".

Në Iran më parë ishte njoftuar se duke filluar nga 21 nëntori bizneset jothelbësore do të mbyllen për 15 ditë në më shumë se 150 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve "me rrezik të lartë", përfshirë kryeqytetin Teheran. Siç është raportuar, në të njëjtën mënyrë për 15 ditë ndalesa e automjeteve në trafik do të vazhdojnë nga ora 21:00 në mbrëmje deri në 04:00 të mëngjesit.

Për ata që shkelin ndalesën në zonat e kuqe do të ndëshkohen me një gjobë prej 1 milion tuman (rreth 40 dollarë) ndërsa për ata në zonat portokalli një gjobë prej 500 mijë tuman (rreth 20 dollarë).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın