Bilal Güler
03 Prill 2021•Përditësim: 05 Prill 2021
Me 123 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 62.999, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 11.420 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 1.060 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.920.394.
Lari theksoi se 4.024 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.642.418.
Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 13.038.709 teste për COVID-19.
Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 47 qyteza janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq" dhe 126 qyteza si zona "portokalli", 247 qyteza si zona të "verdha" dhe 28 qyteza si zona "blu". Lari shtoi se në qytetet me alarm të "kuq" dhe "portokalli" janë të ndaluara hyrjet dhe daljet.