Zehra Nur Düz
12 Qershor 2020•Përditësim: 12 Qershor 2020
Irani gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 75 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 8.659, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se 2.369 persona të tjerë u diagnostikuan pozitiv ndaj koronavirusit, duke e çuar në 182.545 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.
Sipas zëdhënëses së ministrisë, deri më tani 144.649 persona janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi, ndërsa 2.739 pacientë mbeten në gjendje kritike.
Lari tha se deri më tani në Iran janë kryer rreth 1.2 milionë teste të dyshuara për COVID-19.
Irani po kalon përmes një prirjeje në rritje të infeksioneve të përditshme në shumë provinca, veçanërisht në provincën jugperëndimore Khuzestan.