Muhammet Kurşun
09 Qershor 2020•Përditësim: 10 Qershor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 74 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në 8.425 numrin e vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 74 viktima dhe 2.095 raste të reja me COVID-19.
Me këtë ka arritur në 8.425 numri i vdekjeve dhe në 175.927 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari e cila vuri në dukje se 2.639 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 138.457.
Lari informoi më tej se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer gjithsej 1.128.601 teste për COVID-19.
Numri i rasteve me COVID-19 në Iran shënoi ulje deri në 800 në fillim të muajit maj, por shifrat filluan sërish të rriten pas heqjes së kufizimeve.
Koronavirusi i ri për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.