Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 7.359 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 59 vdekje dhe 1.869 raste të reja me COVID-19

Ahmet Dursun  | 23.05.2020 - Përdıtësım : 23.05.2020
Iran, rritet në 7.359 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ankara

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 59 vdekje të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur në 7.359 numrin e vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror iranian tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 59 vdekje dhe 1.869 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 7.359 numri i vdekjeve dhe në 133.521 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Jahanpour, i cili vuri në dukje se 2.633 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 104.072. 

Sipas tij, në shumë rajone numri i vdekjeve dhe rasteve ka filluar të bie. "Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vdekje nga COVID-19 në 14 rajone. Ndërsa në vetëm 6 prej tyre janë regjistruar vetëm nga një vdekje nga virusi. Shpresoj që ky proces të vazhdojë me seriozitet dhe kujdes edhe në javët e ardhshme", tha Jahanpour.

Zëdhënësi i ministrisë ka tërhequr vëmendjen se rajoni i Khuzestanit që ndodhet në jugperëndim të vendit është ende një zonë me rrezik të lartë.

Jahanpour shtoi se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 781.286 teste për COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın