Ahmet Dursun
15 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Në Iran, në 24 orët e fundit shënohen 48 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) duke e rritur në 6.902 numrin i vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 48 vdekje dhe 2.102 raste të reja me COVID-19.
Sipas kësaj rritja ditore e rasteve është regjistruar për herë të parë mbi 2 mijë që prej 7 prillit.
Më tej Jahanpour njoftoi se në këtë mënyrë ka arritur në 6.902 numri i vdekjeve dhe në 116.635 numri i rasteve të COVID-19 në vend.
Ai tregoi se 2.727 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje të kritike, ndërsa numri i të shëruarve që kanë dalë nga spitali deri më tani ka arritur në 91.836.
Ndërkohë Jahanpour informoi se në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 658.604 teste të COVID-19.