Ahmet Dursun
24 prill 2020•Përditësim: 24 prill 2020
Irani ka raportuar 93 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 5.574 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.168 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 88.194.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 66.596 persona, ndërkohë që 3.121 pacientë janë në gjendje kritike.
Ai shtoi se deri më tani, në Iran janë kryer 399.927 teste për koronavirusin.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.