Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 4.003 numri i të vdekurve nga COVID-19

Që nga përhapja e koronavirusit në Iran janë regjistruar mbi 64.500 raste

Mustafa Melih Ahıshalı  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 08.04.2020
Iran, rritet në 4.003 numri i të vdekurve nga COVID-19

Stamboll

Irani ka njoftuar sot për 121 raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin e viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 4.003, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1.997 raste të reja të infektimeve, duke e çuar numrin e të infektuarve në 64.586.

Jahanpour tha se deri më tani, 29.812 persona janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet ndërsa 3.946 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez Wuhan është përhapur në mbarë botën. Deri më tani janë raportuar 1.44 milionë raste në të gjithë botën, përfshirë pothuajse 83 mijë vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın