Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 2.757 numri i të vdekurve nga COVID-19

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 117 persona

Mustafa Melih Ahıshalı  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Iran, rritet në 2.757 numri i të vdekurve nga COVID-19

Stamboll

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 117 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në 2.757 numrin e të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA)

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 117 persona, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Më këtë, është rritur në 2.757 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, tha Jahanpour, i cili shtoi se me shtimin e 3.186 rasteve të reja, numri i rasteve ka arritur në 41.495.

Jahanpour theksoi se pas përfundimit të trajtimit nga spitali janë liruar 13.911 persona.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın