Ahmet Dursun
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
TEHERAN (AA) – Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se është me rëndësi mësimi i gjuhës angleze, ndonëse para dy ditëve lideri fetar ajatolah Ali Hamenei paralajmëroi se mësimi i kësaj gjuhe sjell “përhapjen e kulturave të huaja” në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se Presidenti Rouhani në një tubim në Teheran me rastin e javës së mësuesit theksoi se mësimi i gjuhëve të huaja i jep mundësi më të mëdha rinisë iraniane për punësim.
“Shikoni si janë hapur shumë vende pune në Indi në sektorin e teknologjive shkencore, ndërsa gjithçka falë gjuhës angleze. Ne duhet të mësojmë gjuhën e cila gjeneratave tona të reja u mundëson qasje të lehtë në hulumtimet shkencore, në krijimin e më shumë vendeve të reja të punës dhe lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin ekonomik me botën”, tha Rouhani.