Ahmet Dursun
02 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Lideri fetar i Iranit, Ali Hamaney, ka kritikuar nxitjen e mësimit të gjuhës angleze për shkak të përhapjes së kulturës së huaj mes të rinjve dhe fëmijëve në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të lajmeve, IRNA thuhet se Hamaney ka pritur sot me rastin e javës së mësuesve, mësuesit dhe arsimtarët nga gjithë vendi.
Në një fjalim të mbajtur me këtë rast, Hamaney duke adresuar kritika në drejtim të nxitjes së arsimit në gjuhën angleze ka thënë: "Për fat të keq në disa vende, në vend të persishtes nxirret në pah anglishtja. Tani puna e të mësuarit të anglishtes ka zbritur deri në arsimin parashkollorë".