Ahmet Dursun
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, duke reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga shtatë vende me shumicë të popullsisë muslimane në mesin e të cilave gjendet edhe Irani, ka thënë se "Nuk është punë e personave që sapo kanë filluar me politikë t'i anulojnë vizat e popujve të tjerë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në televizioni shtetëror të Iranit, Ruhani, duke folur në një ceremoni në Teheran, ka reaguar ndaj ndalesës së vizave nga SHBA-të dhe ka thënë se administrata Trump është "e papjekur" për sa i përket politikës.
"Sot nuk është dita e ndarjes së popujve. Nuk është punë e personave që sapo kanë hyrë në arenën politike t'i anulojnë vizat e popujve të tjerë. Këta janë persona që sapo kanë filluar të merren me politikë. Nga një botë tjetër, hynë në botën e politikës. Ata do të vazhdojnë ta dëmtojnë edhe veten, edhe të tjerët, derisa sa ta kuptojnë këtë botë tërësisht të re për ta", ka vlerësuar Ruhani.