Erdoğan Çağatay Zontur
28 mars 2019•Përditësim: 29 mars 2019
Në Iran artefaktet dhe vendet historike janë dëmtuar gjatë përmbytjeve të cilat lanë 27 të vdekur dhe 19 të tjerë të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
"Mbetjet historike u dëmtuan në Mazandaran, Khuzestan, Kurdistan, Fars, Sistan dhe Baluchestan, Hormozgan, provincat e Azerbajxhanit Perëndimor dhe provincat Golestan", tha për agjencinë e lajmeve ISNA, Mohammad Hassan Talebian, zëvendëskryetar i Trashëgimisë Kulturore Iraniane, Artizanatit dhe Turizmit.
Talebian tha se gjendja në nekropolin e lashtë të Naqsh-e Rustam në Fars, në jugperëndim të Iranit është alarmuese, me të çara në struktura qartë të dukshme.
"Bath Vakil dhe Pazari në Shiraz u përmbytën gjithashtu, por uji u drenazhua jashtë", tha ai.
Ura e Bardhë në Golestan, në verilindje të Iranit u prek gjithashtu nga përmbytja, shtoi Talebi.
Talebian tha se kulla Gonbad-e Qabus, e ndërtuar në vitin 1006 dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2012, ishte prekur nga përmbytja.
Talebian theksoi se Takht-e Jamshid, i njohur edhe si Persepolis, kryeqyteti i perandorisë së vjetër persiane, nuk ishte prekur.
Zyrtarët iranianë njoftuan të mërkurën se përmbytjet shkaktuan humbje financiare prej rreth 170 milionë dollarë në pesë qytete.
Sipas Mortaza Salemi, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, ndihma humanitare u është dorëzuar më shumë se 43.000 personave në 293 qytete dhe fshatra të prekura.