Elahe Salari,Mustafa Melih Ahıshalı
30 Janar 2018•Përditësim: 31 Janar 2018
STAMBOLL (AA) – Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, pesë gra protestuan kundër mbulesës së detyrueshme në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grua në rrugën "Inkilab", e cila po bëhet skenë e protestave të mëdha politike në Teheran, protestoi kundër mbulesës së detyrueshme. Ajo hoqi shaminë dhe e vari atë në një degë të pemës. Pas këtij rasti edhe katër gra të tjera të cilat ndodheshin në afërsi të vendit të njëjtë iu bashkangjitën asaj në protestë.
Protesta e parë e këtij lloji u organizua në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga Vida Muvahhid, e cila u quajt si “Vajza e Rrugës Revolucioni”.
Njëra nga aktivistet kryesore në Iran, Nesrin Sutude, ka njoftuar se Muvahhid, e cila ishte arrestuar nga policia do të lirohet të shtunën.