Iran, numri i të vdekurve në protesta tejkalon 5.000
Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata, gjithsej 26.752 persona janë arrestuar që nga dita e 26-të e protestave mbarëkombëtare në vend
Ankara
Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha të enjten se numri i të vdekurve nga protestat në Iran është rritur në 5.002, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata, gjithsej 26.752 persona janë arrestuar që nga dita e 26-të e protestave mbarëkombëtare në vend.
Sipas raportimit, gjatë protestave kanë pësuar lëndime të rënda të paktën 7.391 persona.
Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, të cilat filluan më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më vonë u përhapën në disa qytete të tjera.
Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e atyre që i përshkruajnë si "trazira të armatosura", të cilët kanë kryer disa sulme në vende publike në të gjithë vendin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi vazhdimisht se do të "godiste fort" nëse protestuesit vriteshin, por më vonë e përgëzoi Teheranin për anulimin e qindra ekzekutimeve të planifikuara dhe të raportuara.
