Bota, Koronavirusi

Iran, mbi 90 vdekje me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar 91 vdekje dhe 6.608 raste të reja me COVID-19 në Iran

Muhammet Kurşun   | 27.01.2021
Iran, mbi 90 vdekje me COVID-19 në 24 orët e fundit

Teheran

Me 91 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 57.651, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.608 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.392.314. 

Lari shtoi se 4.024 nga të prekurit me COVID-19 po trajtohen në kujdesin intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 1.183.463.

Duke informuar se deri tani janë kryer 9.070.167 teste, zëdhënësja Lari tha se në vend nuk kanë mbetur më qytete në nivelin me alarm "të kuq" që pranohet si niveli më i lartë.

Ndërkohë, 18 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "portokalli" dhe 154 qyteza si zona të "verdha" dhe 276 qyteza si zona "blu".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın