Muhammet Kurşun
04 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Me 419 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 36.579, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 8.452 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 646.164.
Lari shtoi se 5.426 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 500.400.
Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej mbi 5 milionë teste.
Zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq" dhe të "rrezikshëm".
Në të gjithë Iranin u mor vendimi për mbylljen e bizneseve që nuk janë të detyrueshëm të jenë hapur në 25 qendra rajonale dhe në 89 qyteza. Në anën tjetër u ndaluan hyrjet dhe daljet nga qendrat e 25 rajoneve.