Mustafa Melih Ahıshalı
08 Mars 2018•Përditësim: 08 Mars 2018
STAMBOLL (AA) – Iranianja, e cila protestoi për shkak të ligjit që gratë në këtë vend detyrohen të mbulojnë kokën në publik, është dënuar me dy vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të portalit "Entekhab", Abbas Jaferi Devletabadi, prokurori kryesor në Teheran, deklaroi se gruaja që protestoi për shkak të mbajtjes së hixhabit është dënuar me dy vite burg.
Ai theksoi se gruaja në fjalë, identitetin e së cilës nuk dëshiroi ta zbulojë është dënuar meqë me heqjen e hixhabit në vend publik ka ftuar popullin në përhapje të problemeve.
Rikujtojmë se iranianja në dhjetor të vitit 2017 në Teheran hoqi shaminë, të cilën më pas e vendosi në shtab dhe lagje në shenjë proteste kundër bartjes së hixhabit në vend.
Pas kësaj, protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytetet tjera të Iranit.