Mustafa Melih Ahıshalı
29 Mars 2020•Përditësim: 30 Mars 2020
Një foshnje 35-ditëshe në zonën Gonabad të rajonit Razavi Khorasan të Iranit është infektuar nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Rektori i Universitetit të Shkencave Shëndetësore në Gonabad, Javad Bazeli për agjencinë e lajmeve Tasnim tha se "Një foshnje 35-ditëshe që erdh në spital me probleme të frymëmarrjes, u testua për Covid-19 dhe rezultati doli pozitiv".
Bazeli tha se foshnja në fjalë është pacienti më i vogël në moshë në mesin e të regjistruarve me Covid-19 në vend dhe se situata e foshnjes është në përmirësim e sipër.
Koronavirusi i ri për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjitha rajonet e vendit.
Që nga dje, numri i vdekjeve nga Covid-19 në vend është rritur në 2.517 ndërsa numri i rasteve në 35.408.