Iran, 94 vdekje të reja nga COVID-19
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 8.206 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.607.081
Teheran
Me 94 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 59.830, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 8.206 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.607.081.
Lari theksoi se 3.712 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.372.309.
Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 10.674.944 teste për COVID-19. Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 11 qyteza janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq" dhe 31 qyteza si zona "portokalli", 252 qyteza si zona të "verdha" dhe 154 qyteza si zona "blu".
